Telegrafi

Edhe këtë mëngjes kolona të gjata në Merdar e te Dheu i Bardhë, pritjet deri në tri orë për të hyrë në Kosovë

Arkiv

Bashkatdhetarë të shumtë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të Evropës kanë vendosur që festat e fundvitit t’i kalojnë në Kosovë.

E kjo ka bërë që në pikat kufitare të ketë fluks të madh të automjeteve, duke rikthyer edhe pritjet e gjata.

Fluks i madh vërehet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (raporti i orës 07:39), bashkatdhetarët në pikën kufitare në Merdar po presin deri në 2 orë e 20 minuta për të hyrë në Kosovë, kurse kolona e automjeteve është 900 metra.

Kurse te Dheu i Bardhë, pritjet janë më të shkurta deri në gjysmë ore, dhe kolona e automjeteve është 150 metra.

Fluks të bashkatdhetarëve ka edhe në pikat tjera kufitare Muçibabë dhe Mutivodë.

Në këto dy pikë kalime kufitare pritjet janë nga 10 deri në 30 minuta, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 100 metra.

Dy vendkalimet kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët në rrugët magjistrale që shpien në këto dy pika kufitare.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/