Autoritetet në Çeçeni kanë njoftuar ndalimin e muzikës që ata e konsiderojnë shumë të shpejtë ose të ngadaltë, shkruan CNN.
Ministri i Kulturës, Musa Dadayev, njoftoi vendimin për të kufizuar të gjitha kompozimet muzikore, vokale dhe koreografike në një ritëm që varion nga 80 në 116 rrahje në minutë (BPM) në një takim të premten, njoftoi agjencia shtetërore ruse TASS.
“(Unë) kam shpallur vendimin përfundimtar, të rënë dakord me kreun e Republikës çeçene Ramzan Akhmatovich Kadyrov, që tani e tutje të gjitha veprat muzikore, vokale dhe koreografike duhet të korrespondojnë me një ritëm prej 80 deri në 116 rrahje në minutë”, tha Dadayev.
Sipas direktivës së Kadyrov, rajoni tani kërkon që krijimet muzikore dhe vallëzimi çeçen të përputhen me “mentalitetin dhe ritmin muzikor çeçen”, duke synuar t’u sjellë “popullit dhe të ardhmes së fëmijëve tanë trashëgiminë kulturore të popullit çeçen”, shtoi Dadayev.
Ndalimi do të thotë që shumë këngë në stile muzikore si pop dhe tekno do të ndalohen, transmeton Telegrafi.
Çeçenia ndodhet në rajonin e Kaukazit të Veriut midis Detit Kaspik dhe Detit të Zi.
Është një republikë pothuajse tërësisht myslimane, e cila përfshin një pjesë të kufirit të Rusisë me Gjeorgjinë.
Kadyrov ka qenë lider që nga viti 2007 dhe e ka përdorur kohën e tij në detyrë për të mbytur çdo formë mospajtimi.
Ka pasur edhe raporte për valë dhune ndaj meshkujve homoseksualë. /Telegrafi/