Site icon Telegrafi

Edhe këta aktorë do të jenë në takimin mes Kosovës dhe Kroacisë (Foto)

Kosova dhe Kroacia do të takohen nesër në kuadër të kualifikueseve për botërorin Rusia 2018.

Kjo ka bërë që shumë shikues të vërshojnë drejt qytetit të Shkodrës, ku do të takohen këto dy skuadra.

Mesin e tyre janë edhe shumë personalitete të njohura të tilla si aktorët Fatmir Spahiu, vedat bajrami, Osman Azemi, Mençur Safçiu, Astrit Kabashi dhe shumë të tjerë, transmeton Telegrafi.

Madje, këtë grupin trupa e aktorëve e ka quajtur ‘Bordi i Bordeve’, të cilat kanë lëshuar edhe një komunikatë për media.

Më poshtë e keni komunikatën e plotë të ‘Bordit të bordeve’

KumUnikata nr.2�Bordi i Bordeve sot u nis per Shkoder. �Si pararoje e gjitha zhvillimeve pozitive tu Kosoves, Bordi i Bordeve sot aderon ne qytetin legjendar te Shkodres, per te mbeshtetur kombetaren e Kosoves ne futboll dhe per te bere pregaditjet e nevojshme psiqiko-taktike te gjithe tifozeve tu Kosoves. �Bordi i Bordeve sot pasdite ndalon ne vendlindjen e te madhit At Gjergj Fishta, per te mbajtur nje dreke pune, ku do te merren vendime te medha.

Exit mobile version