Site icon Telegrafi

Edhe Kërçova përgatitet për të ngritur zërin e protestës për të drejtën e tyre për ajër të pastër dhe mjedis të pastër (Foto)

Në një njoftim të OJQ EcoGuerilla thuhet se ”të pakënaqur nga paaftësia e autoriteteve lokale dhe qeverisë qendrore për të siguruar një mjedis më të pastër jetësor, edhe Kërçova përgatitet për të ngritur zërin e protestës për të drejtën e tyre për ajër të pastër dhe mjedis të pastër”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Eco Guerilla mbështet këtë nismë të kërçovarëve të cilët, sipsa EcoGuerilla ”me të drejtë kërkojnë atë që ju takon, të drejtën për marrë frymë e për të jetuar.

Kërçova poashtu njihet si një nga qytetet më të ndotura në Maqedoni por edhe në Evropë. Ky qytet i vogël ndotet nga REK Osllomej por edhe nga deponitë e shumta që kanë mbirë gjithandej, e që i shërbejnë vetëm xhepave të dikujt ndërkohë që i helmojnë qytetarët e varfër.”/Telegrafi/

Exit mobile version