int(1) Edhe KEDS konfirmon stabilizimin e furnizimit me rrymë - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Edhe KEDS konfirmon stabilizimin e furnizimit me rrymë

Në orët e hershme të mëngjesit, respektivisht në ora 4 të mëngjesit, jemi informuar nga KEK-u për kthimin në prodhim të njërës njësi të termocentralit “Kosova A”.

Dëshirojmë të falënderojmë KEK-un për arritjen e tyre inspiruse për kthimin e një njësie në prodhim duke ndihmuar kështu edhe balancimin e sistemit energjetik në Kosovë.

Ashtu siç kemi bërë dje, në raste të tilla emergjente, ne do të qëndrojmë pranë konsumatorëve dhe do të gjejmë zgjidhjet më të mira të mundshme vetëm që devijime të tilla të paplanifikuara të mos ndikojnë në furnizimin e rregullt me energji elektrike.

Për më shumë, dje në orët e pasdites kemi arritur të realizojmë import të konsiderueshëm dhe të kushtueshëm të energjisë elektrike, për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike, përderisa furnizimi i rregullt po vazhdon edhe sot.

Siç kemi sqaruar edhe dje, në raste të tilla emergjente shpesh devijimet mund të shkaktojnë problem edhe në realizimin e importit emergjent të nevojshëm, por sidoqoftë, si sektor energjetik kemi dëshmuar që qëndrojmë pranë konsumatorëve dhe në mënyrë proaktive kemi ndërmarrë të gjitha hapat për të siguruar furnizim të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version