Si rezultat i vazhdimit të luftimit të trafikimit me qenie njerëzore dhe prostitucionit, gjatë ditës së djeshme, është realizuar një operacion policor në një lokal afarist, i cili ndodhej në rajonin e Klinës, operacion ky, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar për përfshirje në vepra penale që ndërlidhen me prostitucion.
Sipas Policisë, personat e dyshuar janë arrestuar me dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion, Neni 241”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion, Neni 242” dhe “Marrje me Prostitucion 03L-142 neni7”.
“Personat e dyshuar, tashmë të arrestuar janë: L. B. (1991), K. T. (1985), E. B. (1998), L. I. (1986). Të dyshuarit nën nr.1 dhe 2 me vendim të prokurorit kompetent janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, deri në procedim të mëtutjeshëm, ndërsa personat nën nr.3 dhe 4 janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.