Site icon Telegrafi

Edhe katër të arrestuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Sektori i punëve të brendshme në Shkup ka arrestuar tre persona tjerë të përfshirë në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

V.H (45), D.P (33) dhe V.C (33) që të tre nga Shkupi, dyshohen për ”pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtar për të kryer detyrën zyrtare” dhe pjesëmarrje në turmë që shkakton vepër penale”.

V.N tashmë i është caktuar paraburgim tetëditorë, ndërkaq mbrëmë është dorëtuar në polici V.T (40)./Telegrafi/

Exit mobile version