Site icon Telegrafi

Edhe katër raste të reja me COVID-19 në Malishevë

Bazuar në analizat e testeve për COVID-19, të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga Komuna e Malishevës katër persona kanë rezultuar pozitivë.

Me këtë rast, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së, për mbajtjen e maskave mbrojtëse, distancës sociale, higjienës dhe të shmangin grumbujt me njerëz, si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.

Lexo po ashtu Rastet me COVID-19 në Kosovë - 8 të vdekur, 220 raste të reja dhe 121 të shëruar

Ndryshe, deri më tash në këtë komunë janë gjithsej 112 raste të konfirmuara, prej tyre 81 janë shëruar, 25 janë ende aktive dhe 6 me përfundim fatal.

Exit mobile version