Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, njoftoi se është rritur numri të prekurve me virusin COVID-19 në 13 persona.
Vitia bëri të ditur se janë regjistruar edhe katër rastet të reja, e që janë nga fshati Stubëll i Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv të premten.
“Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë. Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, shkruan ministri Vitia.
Ndryshe, mbrëmë Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendjen emergjente të shëndetit publik, pas kërkesës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. /Telegrafi/