Drejtuesit e Napolit janë gati të blindojnë yjet e tyre.
Presidenti i klubit napoletan, Aurelio De Laurentiis po punon intensivisht për zgjatjen e kontratës së mbrojtësit të djathtë, Elseid Hysaj.
Ky i fundit konkretisht ka nënshkruar një kontratë me Napolin që skadon në qershor të vitit 2020. Hysaj dhe Insigne konsiderohen si dy objektivat e drejtuesve napoletanë, për të qëndruar gjatë te Napoli.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Napolit kanë përgatitur tashmë kontratën e re për mbrojtësin e Kombëtares kuqezi, Elseid Hysaj.
Referuar asaj që raportohet nga mediat italiane, më shumë se zgjatja me një vit e kontratës, synohet rishikimi i kushteve dhe termave financiare. Joshja e Hysajt financiarisht nga Napoli do të minimizojë dëshirën e lojtarit për tu larguar nga klubi.