Telegrafi

Edhe kampioni i NBA-së nuk do të udhëtojë me SHBA-në në botërorin e Kinës

Pasi më shumë se 30 lojtarë të NBA-së refuzuan të luanin për kombëtaren e tyre të basketbollit sepse kishin punë më të zgjuar sesa të luanin në Kupën e Botës në Kinë (31 gusht – 15 shtator), Gregg Popovich mbeti pa një lojtar që me të vërtetë dëshironte të veshte fanellën e SHBA-së.

Basketbollisti i Toronto Raptors, Kyle Lowry është detyruar që të braktis kampin amerikan shkaku i dëmtimit të gishtit të madh të dorës.

Lojtari kishte pësuar lëndim në serinë gjysmëfinale të Konferencës së Lindjes kundër Philadelphia 76ers gjersa pjesën tjetër të sezonit e ka zhvilluar nën dhimbje të mëdha dhe tani ishte detyruar të kryente një ndërhyrje kirurgjike.

Ai është një nga vetëm pesë lojtarët që me të vërtetë kanë arritur në fazën përgatitëse dhe tani nuk do të paraqitet pasi që mjekët kanë konstatuar se gishti i madh nuk është rikuperuar sa duhet.

Kujtojmë se 33-vjeçari ishte anëtar i ekipit olimpik që i solli medaljen e arit Shteteve të Bashkuara nga Lojërat e Rios në vitin 2016.

Ndryshe, 15 lojtarë nuk kanë pranuar të veshin fanellën amerikane gjersa trajneri, Greg Popovich do të udhëtoj me 12 lojtarë drejt shtetit kinez. /Telegrafi/