Telegrafi

Edhe Jennifer Lawrence me gjoksin jashtë (Foto, +16)

Aktorja e famshme hollivudiane, Jennifer Lawrence, duket se përpiqet t’i mbajë nën kontroll asetet e saja, por kësaj radhe nuk ia ka dalë mbanë.

Fituesja e çmimit Oscar është fotografuar sërish teksa dilte pnë New York, por duke ua treguar të gjithëve bollëkun e saj, edhe pse nuk kishte dalë ‘top-less’. Veshja e zgjedhur prej saj me ngjyrë të zezë, ishte aq shumë e tejdukshme, duke mos i lënë vend imagjinatës.

25-vjeçarja po shkonte drejt “Big Apple”, ku do të merrte pjesë në ndarjen e Çmimeve GLAAD të Medias, transmeton TCH.

Edhe pse kishte një veshje interesante që i nxirrte në pah tiparet e fytyrës me flokë të mbledhura, sytë e të interesuarve në fakt mbetën në pjesën e sipërme të trupit, por jo aty ku kishte dashur ajo, por tek ato që ishin ekspozuar “pa dashje”.

E sigurisht, për një ngjarje kaq të madhe në Manhattan, aktorja e “Hunger Games” kishte zgjedhur pikërisht të shkonte pa jelekë.