Site icon Telegrafi

Edhe Isa Mustafa ka disa fjalë me një portal

Kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar sot në njërin nga portalet kosovovare, ku thuhet se “Isa Mustafa harxhon 6 mijë euro për t’i pastruar veturat e Qeverisë”.

Duke regauar ndaj lajmit të publikuar,  Kryeministri thotë se “nuk janë këto para të Isa Mustafës, por janë të buxhetit të Kosovës dhe shpenzohen (jo harxhohen sepse nuk janë njësi fizike) me vendim të Kuvendit, i cili ka aprovuar buxhetin për vitin 2016”.

“Thirrja ‘O portal’ u komentua gjerë e gjatë këto dite. Tani po lexoj në një portal se ‘Isa Mustafa harxhon 6 mijë euro për t’i pastruar veturat e Qeverisë’.

Unë i them portalit, se nuk janë këto para të Isa Mustafës, por janë të buxhetit të Kosovës dhe shpenzohen (jo harxhohen sepse nuk janë njësi fizike) me vendim të Kuvendit, i cili ka aprovuar buxhetin për vitin 2016. Janë zyrtarët e caktuar që e kanë përgjegjësinë për pastrimin e veturave të Qeverisë, jo Kryeministri, kurse çmimet i përcakton tregu”, ka shkruar Mustafa.

Reagimi i mustafës vjen pas tekstit “Isa Mustafa harxhon 6 mijë euro për t’i pastruar veturat e Qeverisë”, të publikuar sot në portalin Indeksonline.

Në artikull thuhet se Zyra e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka planifikuar të shpenzojë 6 mijë e 500 euro, që të pastrojë automjetet e Qeverisë.

Exit mobile version