Telegrafi

Edhe iPod Touch me ekran 4 inç

Sipas një zhvilluesi të Apple thuhet se iPod Touch do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 4 inç – 16:9 dhe rezolucion prej 1136 x 640 pikselëve, ndërsa pajisja është koduar me emrin N78AP.

Modeli i ri i iPod Touch gjithashtu thuhet se do të ketë edhe procesorin e ri, edhe pse ende nuk dihet se a do të jetë i njëjti sikurse i iPhone 5, që besohet se do të jetë i gjeneratës së re të procesorëve të Apple, A6.

Sot gjatë ditës priten të gjitha detajet për iPhone 5, iPod Touch dhe potencialisht edhe për iPad Mini, përkundër faktit se nuk është e sigurt se Apple do të prezantojë edhe iPad-in e ri në ngjarjen ekskluzive për mediat, të cilën e mban sot. / Telegrafi /