Ardit Krasniqi (ArditK) dhe Taulant Bytyqi (TaulantB) kanë përgaditur gjuhën shqipe për iPhone, e cila punon në iOS 5.0.1 dhe iOS 5.1 në versionin Beta.
iPhone-SHQ kanë arritur të përkthejnë në gjuhën shqipe edhe aplikacionin më popullor në botë për iPhone të quajtur Cydia, e gjithashtu edhe aplikacionin për shkarkim falas Installous, tërësisht në gjuhën shqipe.
Pos këtyre, ata kanë hapur edhe repositorin e tyre në Cydia, tek i cili ju mund të gjeni wallpapers, tweaks, aplikacione dhe gjëra të tjera rregulluese për iPhonen tuaj. Vizitoni iPhone-shq.com për ta mësuar iPhonein tuaj të flasë shqipë. /iPhone-shq.com/