Telegrafi

Edhe iPad Mini do të jetë i artë

Kjo pasi që faqja franceze Nowhereelse.fr i ka publikuar disa fotografi të gjeneratës së dytë të tabletit të Apple, iPad Mini me ngjyrë të artë, të cilat ajo i ka vërejtur në rrjetin social kinez Weibo.

Në fotografi gjithashtu është vërejtur butoni i rrumbullakët kryesor, i cili është i mbështjellur me unazën e argjendtë, dhe është identik me atë që është në iPhone 5, që do të thotë se tableti do ta ketë funksionin e njëjtë të identifikimit përmes teknologjisë TouchID. / Telegrafi /