Telegrafi

Edhe iPad 3 me ekran Retina?

Më herët ishte thënë se iPad 3 do të paraqitet në treg në pjesën e fundit të këtij viti, mirëpo me sa duket, gjithçka do të shtyhet për vitin tjetër, ose më saktë, në periudhën e zakonshme të Apple për lansimin e produkteve të reja, mes janarit dhe marsit të ardhshëm. 

Gjenerata e tretë e tabletit të Apple, iPad, pritet të jetë e pajisur me ekran i cili ka 2048 x 1536 piksel, që do të ishte një azhurnim i ekranit të kaluar i cili ofronte figurë në 1024 x 768 pikselë. 

Për më shumë, burimet e WSJ kanë konfirmuar se Apple tashmë ka porositur një pjesë të komponentëve të tabletit të ri, iPad 3, si panelët e ekranit dhe çipat e nevojshëm, që do të mundësojnë performanca të reja dhe të freskuara në tabletin më të kërkuar në botë. / Telegrafi /