Interi ka shënuar fitore ndaj Bayern Munichut në miqësoren parapërgatitore me rezultat 2-0.
Interi në kuadër të International Champions Cup ka shfaqur paraqitje të mira dhe ato i vazhdoi edhe ndaj Bayernit, që ditë më parë u shkatërrua pa problem nga Milan.
Eder pas 8 minutash në lojë kaloi në epërsi Nerazzurët, teksa sërish Eder në minutën e 30-të realizoi nga afërsia pas një krosimi të përkryer nga Perisic.
Në pjesën e dytë trajnerët kryen një numër të madh zëvëndësimesh për t’i sprovuar lojtarët.
Kjo ndeshje nuk ka ndonjë vlerë dhe shërben për përgatitjet parasezonale të ekipeve. /Telegrafi/