India ka larguar ambasadorin e saj dhe të gjithë diplomatët e tjerë nga Afganistani i kontrolluar nga talebanët përmes një aeroplani të veçantë ushtarak.
Aeroplani që mbante rreth 150 njerëz, përfshirë diplomatë, zyrtarë, personel të sigurisë dhe disa indianë të bllokuar, u ul në bazën ajrore Hindon pranë kryeqytetit Delhi në mbrëmje.
Ministri i Jashtëm i Indisë, S. Jaishankar e quajti procesin e evakuimit si “të vështirë dhe të komplikuar”.
Ambasadori i Indisë në Afganistan, Rudrendra Tandon, tha se ka ende disa indianë të bllokuar në Afganistan të cilët do të evakuohen kur të rifillojnë shërbimet komerciale të fluturimeve.
“Kjo është arsyeja pse Air India do të vazhdojë të kryejë shërbimet e saj komerciale në Kabul për sa kohë që funksionon aeroporti në Kabul”, tha Tandon. /kp/Telegrafi/