Telegrafi

Edhe Huawei me orë të mençur

Sipas drejtorit ekzekutiv të Huawei, Richard Yu thuhet se kompania e tij është duke punuar në një orë të re të mençur e cila bazohet në Android Wear, dhe e njëjta do të dal në shitje vitin e ardhshëm.

Lajmi për orën e parë të Huawei u zbulua nga Yu gjatë një interviste me Engadget.

Drejtori i kompanisë Huawei nuk dha ndonjë lajm emocionues në lidhje me orën, apo detaje të tilla si dizajni apo tiparet softuerike, edhe pse ai deklaroi se ora e tyre do të jetë më e bukur sesa ajo e Samsung, Gear S.

Tregu i pajisjeve mobile që barten në trup po bëhet më konkurrues për çdo ditë ndërsa LG, Samsung dhe Motorola, tashmë i kanë lansuar orët e tyre të mençura në Android Wear.

Është përfolur se edhe Apple do të debutojë më orën e saj të mençur, të quajtur iWatch, dhe se të njëjtën do ta zbulojë pasnesër, më 9 shtator së bashku me iPhone 6. (Telegrafi)