Telegrafi

Edhe HTC me orë të mençur, modelin One Wear?

HTC më herët kishte thënë se do të dal në treg me orën e mençur gjatë vitit 2014, dhe se sistemi operativ në të cilin do të bazohet ora do të jetë ai i Google, Android Wear.

Lajmi për HTC Smartwatch vjen nga TK Tech News, faqja e cila publikoi të dhëna edhe për Samsung Galaxy S5 Active para se i njëjti të jetë zyrtar.

Sipas këtij burimi thuhet se dizajni i orës së re të HTC do të jetë i ngjashëm me atë të Moto X, dhe se emri i pajisjes së re do të jetë One Wear. /Telegrafi/