Telegrafi

Edhe Hodgson në shënjestër të Juves

The Sun shkruan se Zonja e Vjetër planifikon ta zëvendësojë Alberto Zaccheronin me dikur trajnerin e Interit dhe Udineses, i cili këtë edicion e dërgoi Fulhamin në finale të Europa League.

Sido që të jetë, lidhja që ka pasur Hodgson me Interin nuk do të pritet mirë nga tifozët bardhezi, derisa një tjetër emër që qarkullon në media për të drejtuar Juven është edhe ai i trajnerit të Sampdorias, Luigi Del Neri. /Telegrafi/