Site icon Telegrafi

“Edhe Hitlerin e kanë dashur në një farë periudhe të gjithë” – Zhaklin Lekatari për Luiz Ejllin

Ish-opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother Vip Albania”, Zhaklin Lekatari ishte e ftuar në ‘podcast’-in e Alketa Vejsiut “INSPIRE PodCLASS”, ku u përgjigj disa pyetjeve shumë interesante.

Njëra nga pyetjet që iu bë Zhaklinës ishte: “Mendon që Luiz Ejlli ishte fituesi i merituar?

Zhklin: “Nuk kam ndryshuar asnjë mendim, apo dekratë që kam dhënë para disa muajsh, nuk është që tani jam penduar.”
Alketa: ”Por fakti që të gjithë e deshën dhe e adhuruan këtë djalë, për modelin që ai solli, nuk mendon që kishte një sekret?”

Foto: Zhaklin Lekatari/YouTube

Zhaklin: “Edhe Hitlerin e kanë dashur në një farë periudhe të gjithë, edhe Pinochet-in e kanë dashur në një farë periudhe të gjithë, edhe autokratët më të mëdhenj në botë kanë qenë super të dashuruar, por ja që vjen një ditë e bukur dhe e zbulojmë kush janë ata në të vërtetë.”

Më tutje Zhaklina shprehet: “Mua më vjen keq vetëm që asnjë antropolog, asnjë regjisor, asnjë sociolog, nuk do të komentojë atë krizë emocionale kolektive që shqiptarët pësuan dhe në 30 vitet e fundit kemi pësuar situata të tilla.”

Alketa: “Nuk mendon që ai djalë është reflektimi i shumë shqiptarëve të zhgënjyer nga jeta që ka shpresuar nga ky vend, dhe që në një moment fati bën një kthesë dhe karma i sjell jetën jetën e merituar dhe lumturinë e merituar. Më duket shumë i lumtur dhe i përmbushur ai djalë sot.”

Foto: Alketa Vejsiu/YouTube

Zhaklin: “Po kjo është një përrallë, kjo ndodh në përralla, kjo nuk është e thënë që të ndodhë gjithmonë në jetën reale, dhe kjo më trishton shumë.”
Zhaklin: “Pse ne jemi ende një shoqëri që ende besojmë në përralla dhe nuk e kuptojnë që ndoshta duhet të dalësh edhe të sakrifikosh dhe të kesh përgjegjësitë për ditë, dhe jo të kesh një situatë fati, e cila nuk mund t’i ndodhi të gjithëve.”

Alketa: Shqiptarët deshën shumë gjëra të Luiz Ejllit, mund t’i nënvizosh disa gjëra pozitive te ky djalë?

Zhaklin: Po, mund të nënvizoj diçka – studimi që ai i ka bërë Big Brother-it, sepse për të të thënë që ai person bëri një lojë të mirë, duket të përcaktojmë se çfarë quajmë ne lojë në Big Brother. Lojë në këtë Big Brother u quajt – ti të aktroje sa më shumë dhe që ky aktrimi yt të dukej sa më i vërtetë? Pra, ti të ishe sa më gënjeshtar duke bërë këtë gënjeshtrën të duket sa më e vërtetë? Nëse ky ka qenë kriteri i lojës, po, ai ka bërë një lojë të mrekullueshme. /Telegrafi/

Pjesa në të cilën Zhaklina flet për Luizin është nga minuta 41:44

Exit mobile version