Site icon Telegrafi

Edhe Hetemaj drejt Fiorentinës

Corrierre Dello Sport bën të ditur se mesfushori i Brescias mund të arrijë në Artemio Franchi si zëvendësim për Marco Donadel, kontrata e të cilit skadon në fund të muajit.

Kosovari me nënshtetësi finlandeze do të mund të bashkohej me një kosovar tjetër, Valon Behramin, nëse ai transferohet te Viola. Ky i fundit po ashtu luan për një kombëtare të huaj, atë zvicerane. /Telegrafi/

Exit mobile version