Site icon Telegrafi

Edhe Hasani rikthehet te Sigal Prishtina

Plejmejkeri i njohur në basketbollin tonë, vitin e kaluar shfaqi paraqitje të mira te Sigkos Bashkimi, por tani ka vendosur të kthehet në vendin ku edhe morri hapat e parë të karrierës së tij.

Një ndër arsyet që e shtynë Hasanin të marrë këtë vendim ishte edhe pjesëmarrja e Sigal Prishtinës në Ligën Ballkanike këtë edicion.

Megjithatë, Hasani nuk do ta ketë të lehtë të zë vend kësaj radhe te bardhekaltërit, pasi do të konkurrojë me Kendrick Jones, Dardan Berishën dhe Fahri Brecën. /Telegrafi/ 

Exit mobile version