Borussia Dortmund po luan ndaj Besiktas si mysafir në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
‘Milionerët’ kaluan shpejtë në epërsi në minutën e 20-të, kur Thomas Meunier gjen Jude Bellingham që shënon për 1-0.
Vetëm pak minuta më pas, Erling Haaland kishte një rast të qind për qind.
Norvegjezi mori një top nga Malen dhe i vetëm me portë pa portier, gjuan jashtë.
https://twitter.com/ifast222/status/1438191029358940160
Edhe ‘makina e golave’ ka të drejtë të gabojë ndonjëherë.
Por në rastin e dytë, ai nuk gaboi ku pothuajse nga e njëjta pozitë, shënoi për 2-0.
https://twitter.com/ifast222/status/1438194569145995272
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Borussia Dortmund prej dy golash.
Ajo që bën përshtypje është se, atmosfera në stadium është elektrizuese. /Telegrafi/