Site icon Telegrafi

“Edhe Guardiola do të shkarkohet”

Pep Guardiola ka përjetuar shumë momente si trajner. Vetëm një ndjesi mbetet e paprovuar: shkarkimi.

Pasardhësi i tij te Bayern Carlo Ancelotti është i sigurt “Një ditë, edhe Pep do të shkarkohet…”

Për anglezen Times italiani shprehet “Nuk ka asnjë trajner, që nuk e ka provuar të paktën njëherë shijen e shkarkimit.. Ferguson, Lippi, Capello, Mourinho, Benitez, të gjithë janë shkarkuar njëherë. I vetmi që nuk është shkarkuar ende është Pep Guardiola. Por ai është akoma i ri. Ai ka akoma kohë t’i bashkohet grupit tonë, klubit të të shkarkuarve.”

Deri tani Pep ka trajnuar vetëm dy ekipe, Barcelona dhe Bayern. Në të dyja rastet ai është larguar vetë. Në verë ai do të fillojë një etapë të re në karrierën e tij me Manchester Cityn.

Për Ancelottin shkarkimi është pjesë e profesionit “Me Chelsean unë fitova kampionatin dhe kupën brenda vitit – dhe u shkarkova . Me Real Madrid fitova Ligën e Kampionëve dhe u shkarkova. Ekipet më emërojnë ngaqë jam një njeri i qetë. Dhe më pas më largojnë, me pretekstin se jam shumë i qetë.”

Exit mobile version