Këngëtarja Gresa Behluli për një kohë të gjatë pauzoi në muzikë duke mos sjellë projekte të reja muzikore në treg, gjersa së fundmi i është rikthyer sërish fuqishëm muzikës.
Ka pak ditë që ajo solli këngën e saj më të re “Jena na”, e cila është pritur mirë nga publiku.
Përveç këngëve, Gresa është marrë edhe me realizimin e disa fotografive të reja, të cilat i ka realizuar në studion e fotografit Veton Osmani.
Ajo ka publikuar një prej tyre në rrjetet sociale, ku shfaqet mjaft elegante dhe seksi me një fustan të kuq.
Pjesa e hapur te gjoksi e bëri që të duket edhe më atraktive këngëtaren, e cila në ngjyrën e kuqe duket edhe më festive në këtë fundvit. /Telegrafi/