Pas Shkupit, edhe gratë e Manastirit (vetë)organizohen për të pastruar përmendoret të cilat janë ngjyrosur nga protestuesit e ”Revolucionit Laraman”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas mediumeve lokale, gratë janë angazhuar me vetëiniciativë që t’i pastrojnë përmendoret, duke përdorur detergjent dhe ujë. Ato janë parë duke pastruar përmendoren e Filipit të dytë që gjendet në sheshin Magnolia./Telegrafi/