Telegrafi

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Waze ka ngritur një interesim të jashtëzakonshëm nga palë të shumta, dhe për ta shitur biznesin e saj kompania është duke kërkuar më shumë se 1 miliard dollarë, thuhet sipas një zyrtari brenda kompanisë, i cili kërkoi të mos identifikohet për shkak se bisedimet janë private.

Kompania me bazë në Palo Alto, Waze, gjithashtu mund të mbetet e pavarur, dhe të kërkojë financime të reja të kapitalit, në vend të vendimit për tu shitur.

Ndërsa, konsumatorët gjithnjë e më shumë po fokusohen në drejtim të pajisjeve mobile, dhe vazhdojnë të qëndrojnë sa më larg nga laptopët dhe dhe kompjuterët personal, kompanitë e reja si Facebook, Google dhe kompanitë e tjera janë duke i përforcuar përpjekjet për ta zgjeruar biznesin e tyre edhe në hapësirën mobile. / Telegrafi /