Telegrafi

Edhe Google patentoi hapjen e ekranit me lëvizje të gishtit

Patenti i Google të cilin kompania a ka parashtruar në vitin 2010 përveç vet hapjes përshkruan edhe metodën e cila shfrytëzuesit ia mundëson kryerjen e së paku edhe një operacioni tjetër, sikurse që është inicimi i thirrjes ose nisja e ndonjë aplikacioni të caktuar. Në të vërtetë, për ndryshimi i hapjes “së zakonshme”, e cila shfrytëzuesin e kthen në ekranin i cili ishte i hapur para mbylljes së pajisjes, teknologjia e Google menjëherë sjell shfrytëzuesin deri te aktiviteti i dëshiruar.

Duke pasur parasysh se Apple tashmë ka patentin për hapjen me lëvizje të gishtit, duket se Google me shtimin e mundësive tjera siguroi pranimin e patentës. /Telegrafi/