Telegrafi

Edhe Golden State Warriors siguron çerekfinalen në NBA (Video)

Liga më e fortë e basketbollit në botë ka hyrë në fazën finale dhe po sjell takime mjaft të bukura për shikuesit.

Pas kampionit aktual Cleveland Cavaliers edhe nënkampioni i NBA-s ka siguruar një biletë për në çerekfinale.

Golden State Warriros eliminuan me lehtësi Portland TrailBlazers duke e mposhtur 4:0 në serinë e ndeshjeve ndërsa mbrëmë triumfuan me rezultat 103-128, transmeton Telegrafi.

Stephen Curry ishte basketbollisti më efikas me 37 pikë, tetë asistime dhe shtatë kërcime. Gjithashtu me lojë të mirë u dalluan edhe Draymond me 21 pikë dhe Thompson me 18 sosh.

Te Blazers më të dalluarit ishin Damian Lillard me 34 pikë dhe Al-Farouq me 25 pikë e shtatë asistime.

Në ndeshjet tjera Atlanta Hawks triumfoi me rezultat 111-101 kundër Washington Wizards, duke barazuar serinë e fitoreve në 2-2.

Toronto Raptors me fitoren e mbrëmshme me rezultat 118-93 kundër Milwaukee Bucks tani udhëheq serinë e fitoreve 3-2 dhe i nevojitet edhe një triumf për të kaluar në çerekfinale të ‘Play-Off’. /Telegrafi/