Sot po protestohet kundër Demarkacionit me ftesë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në mesin e shumë protestuesve gjendet edhe reperi i mirënjohur shqiptar, i cili njihet për tekstet muzikore që për tematikë kanë motive patriotike.
Bëhet fjalë për Gold AG, i cili shihet në protestën kundër ratifikimit të ligjit për Demarkacionin.
Ndryshe, shumë qytetarë janë mbledhur para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar marrëveshjen rreth kufirit me Malin e Zi. /Telegrafi/