Ditën e sotme (e diel) qytetarët e Kosovës po u drejtohet kutive të votimit për t’i përzgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në ora 19:00, ndërsa për të theksuar këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.
Krahas qytetarëve, një pjesë e madhe e estradës shqiptare kanë publikuar fotografitë me të cilat treguan se kanë kryer obligimin e tyre.
Në këtë përfshihet edhe reperi i njohur shqiptar, Gold AG, i cili duket të ketë votuar në Prishtinë.
“Përhajr na qoftë”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë imazhit të shpërndarë me fansat në Facebook.
Përveç Arian Agushit (emri i vërtetë), deri më tani kanë votuar: Fjolla Morina, Afrim Muçiqi, Edona Llaloshi, Mozzik etj.
Vlen të ceket që numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime. /Telegrafi/