Telegrafi

Edhe Gjykata e Apelit vendos në favor të Rezartës

Gjyqtari i rastit ka vendosur ta pushojë gjykimin ndaj këngëtares Shkurta, mbi të cilën rëndon akuza për shkaktim të plagosjes së lehtë – njofton Bluetooth.

Sipas gjykatës, kjo akuzë është vepër e amnistueshme dhe për këtë arsye, çështja pushohet nga gjykata. Kjo do të thotë se Rezarta është e lirë tashmë nga çdo akuzë.

Vetëm pak kohë më parë, Rozi ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës padinë ndaj Shkurtës, pasi dy këngëtaret u konfliktuan edhe fizikisht. Por, Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë e nxori të pafajshme Rezartën dhe pas kësaj Rozana e ankimoi vendimin pranë Gjykatës së Apelit, e cila e pushoi çështjen. /Telegrafi/