Pak para orës 12 qytetarë të Gjilanit kanë mbajtur një protestë në mbështetje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i arrestuar më 4 janar nga policia franceze.
Motoja e kësaj proteste ka qenë “Ramushi është Kosova”.
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi tha se ndalimi i Ramush Haradinajt në paraburgim në Francë e ka një mesazh për institucionet se duhet të veprojnë si shtet.
Po ashtu, Isufi tha se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendim që të ndalin bisedimet me Serbinë.
Nënkryetari i komunës, Rexhep Kadriu, njëherësh kryetar i AAK-së në Gjilan tha se janë mbledhur sot jo për ndonjë kauzë politike, por për kauzë kombëtare.
Ai bëri të ditur se kërkesa e vetme e tyre është lirimi i menjëhershëm i Haradinajt nga paraburgimi ku po mbahet në Francë.
Shaqir Shaqiri nga OVL e Gjilanit tha se luftëtarët e lirisë janë mbledhur të ngrisin zërin e kundërshtimit kundër shtetit francez që arrestoi Ramush Haradinaj.
Në mbështetje të Ramush Haradinaj kanë dalë edhe klubet sportive të Gjilanit.