Një bombë e pashpërthyer e Luftës II Botërore u transportua përgjatë pothuajse gjithë territorit gjerman, përpara se të zbulohej në një fabrikë riciklimi, njoftoi sot policia gjermane.
”Bomba, e gjatë një metër dhe me peshë rreth 150 kilogramë, u transportua nga qyteti perëndimor i Këlnit në shtetin lindor të Saksonisë, e fshehur në një pirg dheu”, tha policia pa dhënë detaje.
Ndërkohë, një ekip çaktivizimi bombash u thirr për të neutralizuar bombën dhe rreth 600 persona u evakuuan nga shtëpitë e tyre.
Bomba apo municione të pashpërthyera janë të zakonshme në Gjermani, edhe 70 vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. /kp/