Site icon Telegrafi

Edhe gjermanët shkruajnë për Era Istrefin (Foto)

Edhe një medium gjerman ka shkruar për këngëtaren shqiptare, të cilën e ka vlerësuar shumë duke tërhequr paralele mes saj dhe këngëtareve me famë botërore.

Era Isterfin, portali gjerman WDR e cilëson si një fenomen të vërtetë duke e krahasuar me Rihannën.

“Tekstet e Erës janë të përziera mes shqipes dhe anglishtes, ndërsa muzika është elektronike. Zëri i saj ngjanë me të Rihannës ndërsa ajo është shumë atraktive në skenë. Sa mirë do të ishte që një ditë të shihej kjo këngëtare në duet me Rihannan”, thuhet në shkrimin e portalit gjerman.

Kujtojmë se Bon Bon i Erës ka arritur mbi 30 milionë klikime në kanalin muzikor YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version