Telegrafi

Edhe gjatë tentimit të dytë, autoritetet në Mostar dështojnë ta rrënojnë objektin e vjetër me eksploziv

Në YouTube është shfaqur një video tjetër e tentimit të rrënimit të një ndërtese në Bosnje, që duket të jetë tentimi i dytë i dështuar, pasi objekti ka mbetur në të njëjtën vend – pavarësisht se pjesërisht është shkatërruar me buldozerë.

Tentimi i parë i rrënimit të objektit të vjetër në Mostar kishte tërhequr vëmendjen për shkak të dështimit, pavarësisht se objekti ishte mbushur me eksploziv dhe sërish nuk ishte shembur, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Në Mostar tentuan ta rrënojnë objektin e vjetër me eksploziv - por më pas 'plani doli jashtë kontrollit'

Me një fjalë ndërtesa ka mbetur disi e varur – duke u bërë edhe atraksion turistik, ku shumë banorë të Mostarit vrapuan për t’u fotografuar pranë saj.

Megjithatë autoritetet lokale janë të vendosura ta rrënojnë objektin, por edhe gjatë tentimit të dytë nuk patën sukses.

Në video dëgjohet në një moment shpërthimi i eksplozivit, por ndërtesa mbeti e pandryshuar – qëndroi në po të njëjtin pozitë. /Teleghrafi/