Telegrafi

Edhe gjashtë vite të tjera ndëshkim nga FIFA për Sepp Blatter

Ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter i është dhënë një ndalim i ri për gjashtë vjet e tetë muaj, ka njoftuar organi më i lartë i futbollit.

Ndalimi është vendosur për shkelje të shumta të kodit të etikës të shtëpisë së futbollit botëror dhe hyn në fuqi kur një pezullim aktual përfundon në tetor.

E njëjta gjatësi pezullimi i është vendosur ish-sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Jerome Valcke. Të dy janë gjobitur me një milion franga zvicerane.

Lexo po ashtu FIFA ka filluar një ankesë penale kundër ish-presidentit Sepp Blatter - akuza për investim në muzeun që nuk e posedonin

Një deklaratë nga FIFA thuhet: “Hetimet ndaj zotërinjve Blatter dhe Valcke zbuluan akuza të ndryshme, veçanërisht në lidhje me pagesat e bonusit në lidhje me garat e FIFA-s që u ishin paguar zyrtarëve të lartë të menaxhimit të FIFA-s, ndryshime dhe zgjatje të kontratave të punës, si dhe rimbursim nga FIFA e shpenzimeve juridike private në rastin e Z. Valcke”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu FIFA merr vendimin, do t’i padisë Blatterin dhe Platinin

Dhoma gjykuese e komitetit të etikës në FIFA ka gjetur se Blatter bërë shkelje të rregullave në lidhje me detyrën e besnikërisë, konfliktin e interesit dhe ofrimin ose pranimin e dhuratave ose përfitime të tjera. Valcke, u zbulua se kishte shkelur të njëjtat rregulla të kodit të etikës, plus abuzimin me pozitën.

Blatter dhe Valcke janë ndaluar të dy nga përfshirja në futboll që nga viti 2015. /Telegrafi/