Telegrafi

Edhe gjak në ditën e inaugurimit të Trump, protestuesit përleshen me policinë (Foto/Video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mijëra amerikanë janë grumbulluar në një tubim në Washington kundër presidentit të ri Donald Trump i cili merr detyrën pikërisht sot në 20 Janar.

Situata është agravuar deri në përleshje mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Washingtonit, përcjell javanews.al.

Policia ka përdorur sprej kundër të tubuarve ndërkohë në pamje disa duken të gjakosur.

Protestë është zhvilluar edhe në New York ku nuk mungonin as personazhe të njohur të kinemasë si Robert de Niro, Cynthia Nixon, Michael Moore etj.

Protesta janë paralajmëruar në shumë qytete të SHBA-së edhe në momentet kur do të kryhet ceremonia e inaugurimit të Trump.