Telegrafi

Edhe gazetari Llatas në PSP

Portali PlusInfo bën të ditur se njëri nga personat e paraqitur sot në Prokurorinë Speciale Publike (PSP), në lidhje me përgjimet e paligjshme, është edhe gazetari i TV Sitel, Dragan Pavlloviq-Llatas, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për dy audio-inçizime të publikuara në rrjetet sociale, njëra nga të cilat është biseda ndërmjet Llatas dhe këshillëtarit të Tv Sitel, Goran Ivanovski, ndërkaq në inçizimin tjetër është biseda e Llatas me gazetaren Ivona Talevska./Telegrafi/