Telegrafi

Edhe Gattuso në Al Ahli?

Al Ahli, që tashmë ka transferuar kapitenin e kombëtares italiane Fabio Cannavaro, së bashku me ish-menaxherin e Aston Villa dhe Leeds United, David O’Leary, dëshiron të nënshkruajë edhe me Gattuso.

TMW shkruan se agjenti i Gattuso, Andrea D’Amico, këtë javë ndodhet në Dubai për të biseduar për klubin e pasur të Emirateve të Bashkuara Arabe. /Telegrafi/