Site icon Telegrafi

Edhe G4shi tregon se vuan nga ankthi

G4shi (Foto: Instagram/Gashi)

Problemet me shëndetin mendor tashmë janë bërë të shpeshta te personazhet e famshme publike.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, muaj më parë ka folur haptazi për ankthin, e cila tregoi se kjo periudhë e jetës e ka inspiruar të bëjë muzikë.

Këtë javë, rreth ankthit po ashtu ka folur edhe ylli botëror, Camila Cabello, duke treguar më shumë detaje rreth problemeve që kishte në fëmijëri.

Tani, është edhe reperi shqiptar, Gashi, i cili e pranon se po vuan nga ankthi dhe se si trupi i tij e përjeton këtë ndjenjë. “Ndihem si m*t…ankthi po më shkatërron të gjithë trupin”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Bebe Rexha flet hapur për problemet me shëndetin mendor: Kisha ankth, nuk dilja nga shtëpia

Nga ana tjetër, G4shi po vazhdon të jetë i angazhuar në muzikë, ndërsa publikon projekte të njëpasnjëshme.

Ai mbrëmë (e enjte), lansoi këngën e re “Paris”, në bashkëpunim me DJ Snake. /Telegrafi/

Exit mobile version