Telegrafi

Edhe FSK kundër kryepolicit të EULEX-it

Shqetësimin e rritë përvoja e hidhur me oficerët e policisë rumune ne Kosovë, për më tepër kjo i shuan shpresat që drejtësia do të triumfojë një ditë, lidhur me vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

Katër vjet pasi policë rumunë të UNMIK-ut vranë Mon Balajn e Arben Xheladinin, EULEX e ka vënë një kolonel rumun, Marian Petre, në krye të Njësitit Special të Policisë. Para MSFK-së, gjatë ditë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe KMDLNJ e kundërshtuan ashpër këtë emërim, duke e cilësuar ofendim për kosovarët. EULEX nuk e komenton vendimin.

“Në të njëjtën vijë, sjellja e shefit të Sigurimit të shefit të EULEX-it, Xavier de Marnac, ishte shumë fyese për ndjenjat e shqiptarëve dhe besoj se si e tillë nuk tolerohet ne asnjë vend të botës. Ne dimë se institucionet ndërkombëtare kanë resurse të mjaftueshme për të analizuar situatën e vendit tonë dhe si pasojë duhet vepruar me një përshtatje me të madhe ndaj pritjeve të këtij populli”, thuhet në një reagim të këshilltarit politik në MFSK.

“Kurse sa i përket pohimit të pasaktë të disa medieve se MFSK është e vetëmjaftueshme me kompetencat që ka, është e pakuptueshme për civilët e zakonshëm e lere më për drejtuesit e MFSK-së. FSK-ja është e gatshme që nesër të merr kompetencat shtesë, sidomos tash kur po arrihen kapacitetet e plota operacionale”. /Telegrafi/