Site icon Telegrafi

Edhe Franca i reagon zëvendëspresidentit amerikan: Nuk mund të na impononi modelin tuaj të shprehjes

Ministri i punëve të Jashtme të Francës, Jean-Noel Barrot, hodhi poshtë kritikat e ashpra të zëvendëpresidentit amerikan, JD Vance.

Ky i fundit pretendoi se demokracia është në rënie në Evropë, duke theksuar se “liria e shprehjes është e garantuar në Evropë”.

Lexo po ashtu JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

“Askujt nuk i kërkohet të miratojë modelin tonë, por askush nuk mund të na imponojë të vetin”, shkroi Barrot në X, përpara fjalimit në Konferencën e Sigurisë në Munih.


Fjalimi i JD Vance tronditi liderët evropianë për shkak të kritikave ndaj “lirisë së shprehjes”, për të cilën ai tha se është “në rënie” në Evropë, si dhe ndaj politikave e migrantëve të kontinentit të vjetër. Ai veçanërisht kritikoi partitë tradicionale gjermane, të cilat refuzojnë çdo aleancë me AfD-në.

Lexo po ashtu Kancelari gjerman tregohet i ashpër me zëvendëspresidentin amerikan

Gjermanët “nuk do të pranojnë që palët e treta të ndërhyjnë në favor” të partisë së ekstremit të djathtë AfD një javë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, deklaroi të shtunën kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ai dënoi ndërhyrjen e njeriut të dytë të Uashingtonit, i cili të premten kritikoi izolimin e AfD-së dhe bëri thirrje për heqjen e “kordonit sanitar” rreth kësaj partie. /Telegrafi/

 

Exit mobile version