Telegrafi

Edhe fondet e KE-së varen nga respektimi i marrëveshjeve me FMN-në

Nga marrëveshja “Stand-by”, Kosova tash vetëm do të monitorohet nga FMN-ja. Me marrëveshjen e re, Kosovës i pa mundësohet të thith fonde nga institucioni më i lartë financiar në botë. E gjithë kjo, erdhi si rrjedhojë e vendimit të Qeverisë për rritje pagash për shërbyesit civil, që nuk kishte mbështetjen e FMN-së.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila ka theksuar se Kosova do të mund të tërheq mjete nga FMN-ja në vjeshtë të këtij viti pas rishikimit të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Kosova do të mund të tërheq mjete nga FMN pas përcjelljes së progresit në Kosovë deri në vjeshtë të vitit 2011, pas së cilës do të ipet një vlerësim nga ky institucion lidhur me përputhshmërinë e politikave të Kosovës me në raport me marrëveshjen me FMN-në”, tha Kusari-Lila

Mirëpo, zëdhënësi i zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Philip Mellish ka theksuar se rishikimi i marrëveshjes do të ndodhë vitin e ardhshëm. “Zbatimi i politikave, që kanë të bëjnë me hapa preciz për qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhim dhe ekzekutim të fortë të buxhetit do të ndihmojnë në krijimin e një përmbledhje për të gjithë menaxhimin fiskal dhe mund të hapë rrugë për rri marrëveshjen “Stand by” dhe asistencën financiare nga FMN-ja në vitin 2012 dhe do të mund të lehtësonte vazhdimin e mbështetjes së donatorëve”, është shprehur Mellish , raporton Radio Dukagjini.

Madje Mellish ka theksuar se çdo asistencë mikrofinanciare nga KE, në rend të parë do të varet nga respektimi i marrëveshjes “Stand-by” me FMN-në. Përderisa më parë, Zyra Ndërkombëtare Civile ka qenë konsulente për buxhetin e Kosovës, këtë mandat e quan të përfunduar, zëdhënësi Andy McGuffy.

Sipas tij, qysh në fillim, ata kanë këshilluar Qeverinë e Kosovës që të mos bëjë zotime që nuk mund ti përmbush. “Publikisht e privatisht kemi qenë shumë të qartë se zotimet e bëra nga institucionet e Kosovës për shpenzimet e mundshme publike duhet të vlerësohen mirë se a janë të mundshme të realizohen”, pohon McGuffy

Zëdhënësi i ICO-së tha se po ashtu se ata ia kanë kujtuar autoriteteve kosovare rëndësinë kritike që ka respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe respektimi i procedurave që dalin nga vetë ligjet e Kosovës. /Telegrafi/