Telegrafi

Edhe Flaka Loxha fiton medaljen e artë në “Athina 2019”

Xhudistja e re nga Kosova, Flaka Loxha e ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane për juniore “Athina 2019”.

Sukseset e xhudistëve kosovarë nuk kanë të ndalur dhe vetëm po shtohet dita-ditës.

Pas rrëmbimit të medaljes së artë nga Erza Muminoviq, të njëjtë gjë e ka bërë edhe xhudistja tjetër e re, Flaka Loxha.

Lexo po ashtu Erza Muminoviq fiton medaljen e artë në Kupën Evropiane 'Athina 2019"

Flaka Loxha ka arritur të triumfojë në Kupën Evropiane të xhudos në kategorinë e juniorëve deri në 57 kilogramë.

Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq

Xhudistja jonë në finale arriti të mposht austriaken Lisa Grabner dhe ta fitojë medaljen e artë.

Në ndeshjet e tjera, Loxha triumfoi edhe ndaj turkes Hasret Bozkurt, gjermanes Marina Zapros dhe hungarezes Brigitta Varga.