Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka kundërshtuar pozicionimin që kryetari i kësaj partie, Visar Ymeri, ka bërë sonte gjatë një interviste.
Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:
“Sonte në emisionin Rubikon kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! tha se nuk e sheh Këshillin e Përgjithshëm si vendin ku duhet të zgjidhen problemet. Ani pse ai vet e pohoi që Këshilli i Përgjithshëm është organi më i lartë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai sot vendosi veten mbi organin më të lartë të Lëvizjes. Ky është privatizim.
Kryetar qëndrimet e mbajtura sonte në Rubikon nuk paraqesin unitetin e Lëvizjes. Unë nuk pajtohem me to”, ka shkruar Pacolli. /Telegrafi/