Telegrafi

Edhe FIFA thërret Gallianin

Është padyshim një nga njerëzit që ka shkruar historinë tek Milani, por do të largohet nga kuqezinjtë pas pak javësh.

Bëhet fjalë për Adriano Galianin, njeriun më të besuar të Silvio Berlusconit për shumë gjëra rreth kuqezinjve.

Pas plot 30 vitesh shërbim tek Milani, Galiani ka lajmëruar se do të largohet nga detyra që mban aktualisht në skuadër.

Me të mësuar këtë gjë, Gianni Infantino i ka bërë një ofertë administratorit të deleguar të kuqezinjve.

Kreu i FIFA-s kërkon t’a marrë në institucionin e tij Gallianin.

“Nëse Galliani do të ketë kohë dhe dëshirë, FIFA i ka të hapura dyert për të, pasi ai mund të na japë një kontribut të rëndësishëm falë eksperiencës që mbart”, ka thënë Infantino.